Hahn: Marrëveshja Kosovë-Serbi t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Eurokomisioneri për Zgjerim, Johanes Hahn, ka thënë sot se çfarëdo zgjidhje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duhet ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Marketing

Ndërkohë sa i përket progresit për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se është shumë herët te flitet për detajet.

Këtë deklaratë Hahn e ka bërë përpara takimin jo formal të ministrave të Jashtëm të BE-së në Vjenë të Austrisë.

“Marrëveshja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës duhet të arrihet nga liderët e të dyja vendeve. Progres është bërë, por është shumë herët të diskutohet për detajet. Por është e qartë që çfarëdo marrëveshje që arrihet duhet ti kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor” ka thënë Hahn para gazetarëve, raporton Gazeta Express.

Ndryshe Thaçi dhe Vuçiq si ide për zgjidhjen e çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë prezantuar shkëmbimin e kufijve ndërmjet dy vendeve, gjë që është parë si jashtëzakonisht e rrezikshme për ri ndezjen e konflikteve në Ballkan.

Ndërkohë ka dy ditë që edhe Thaçi edhe Vuçiq po e shmangin përmendjen e kësaj ideje. Gjatë një bisede të djeshme me ndihmës sekretarin amerikan Wes Mitchell, asnjëri nga dy presidentët nuk e kishin përmendur shkëmbimin e territoreve si ide.

Opozita kosovare e ka kundërshtuar ashpër këtë ide, dhe pritet që të organizojë edhe protesta me 7 shtator, ditë kjo kur Thaçi do të udhëtojë për takimin e radhës me Vuçiqin në Bruksel, e ku pritet që të prezantohet dhe marrëveshja ndërmjet dy vendeve.

Marketing