Nis festa e Shën Nënë Terezës, këto janë oraret!

Ipeshkvia e Kosovës për Festën e Shën Nënë Terezës 2018, nga sot deri më 4 shtator do të mbaj aktivitete të ndryshme në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Marketing

Sipas njoftimit të ipeshkvisë, sivjet, në mënyrë të veçantë do të kujtojmë 1-vjetorin e shugurimit të Katedrales dhe 90-vjetorin e nisjes së Gonxhe Bojaxhiut – Shën Nënë Terezës për misione në Kalkuta të Indisë.

Përveç meshave dhe ligjëratave për jetën e Nënë Terezës, do të ketë edhe shpërndarja e ushqimit për të varfër dhe aktivitete me fëmijë.

Programi
Treditëshi i Festës [2-4 shtator 2018]

Aktivitetet me fëmijë dhe të rinj gjatë treditëshit do të mbahen në sheshin e Katedrales

DITA I (E DIELE, 2 SHTATOR 2018)
11:00 – 12:00 Mesha në Katedrale
16:00 – 18:30 Aktivitete në pikturë me fëmijët e Famullisë dhe me Sindromin Doën (Kl 1-8)
20:00 – 20 :15 Ligjëratë për jetën e Nënë Terezës (pjesa I) – Don Lush Gjergji
20:15 – 21:00 Muzikë nga të rinjtë e Famullisë së Prishtinës

DITA II (E HËNË, 3 SHTATOR 2018)
12:30 – 13:30 Mensa e të varfërve – shpërndarja e ushqimit për të varfër
16:00 – 18:30 Aktiviteti me punë dore (crafts) me fëmijë të Famullisë dhe me Sindromin Doën (kl 1-8)
19:00 – 19:45 Mesha në Katedrale
20:00 – 20:15 Ligjëratë për jetën e Nënë Terezës (pjesa II) – Don Lush Gjergji
20:15 – 21:00 Muzikë nga të rinjtë e Famullisë së Prishtinës

DITA III (E MARTË, 4 SHTATOR 2018)
17:00 – 18:00 Ligjëratë mbi Katedralen: historiku, stili arkitektonik, veprat artistike (Don Dominik Qerimi, ideatori dhe projektuesi i veprave artistike në Katedrale)
19:00 – 19:45 Mesha në Katedrale
20:00 – 20:15 Ligjëratë për jetën e Nënë Terezës (pjesa III) – Don Lush Gjergji
20:15 – 21:00 Muzikë nga të rinjtë e Famullisë së Prishtinës.

DITA E FESTËS (E mërkurë, 5 shtator 2018)
11:00 – 12:00 Mesha solemne e Festës në Katedrale, e udhëhequr nga Delegati Apostolik për Kosovë, Sh. T. Mons. Juliusz Janusz dhe Imzot Dodë Gjergji.
12:30 – 13:30 Koktej rasti për të pranishmit.

Marketing