Shilegov: Transport falas për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme

19 shkolla të mesme të qytetit të Shkupit vitin e ri shkollor do ta fillojnë me fasada efikase të energjisë në përputhje me standardet moderne për racionalizimin dhe kursimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes, këtë e paralajmëroi kreu i qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, sipas të cilit mjetet për renovimin e shkollave janë siguruar nga kursimet dhe një pjesë nga buxheti i cili ishte paraparë për projektin “Shkupi 2014”.

Marketing

Shuma e fondeve totale për këtë qëllim arrin pothuajse 60 milionë denarë për 19 shkolla, të cilat do të kenë fasadat e energjisë, riparimin e kulmeve, dyshemetë, elektrike dhe ngrohje, një pjesë e shkollave fillojnë me përshtatjen e tualeteve për nxënësit me nevoja të veçanta. Të gjitha këto mjete i kemi siguruar nga mjetet të cilat ishin paraparë për projektin kriminal “Shkupi 2014”- deklaroi Petre Shilegov-Kryetar i Shkupit.

Risi për këtë vit shkollor për nxënësit e shkollave të mesme do të jetë transporti falas për të gjithë nxënsit, pavarësisht distancës së vendbanimit të nxënësit nga shkolla.

Deri tani, transportin falas e kanë shfrytëzuar rreth 20 mijë studentë që jetojnë më shumë se 2.5 kilometra nga shkolla që mësojnë. Nga ky vit shkollor, transporti falas do të kenë mundësi ta shfrytëzojnë të gjithë nxënësit pa marr parasysh se sa është larg shkolla nga vendbanimi i tyre- theksoi ai.
Mjetet për transportin falas të nxënësve sipas Shilegovit do të sigurohen nga buxheti i qytetit të Shkupit.

Marketing