Spasovski: Po ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për atmosferë të qetë në referendum

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë vizitës së sotme në Veles deklaroi se po ndërmerren të gjitha përgatitjet e nevojshme që të krijohet atmosferë e qetë me qëllim që qytetarët në mënyrë të pavarur të sjellin vendim në referendumin në vijim.

Marketing

“Tani gjendemi në periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme historike për Republikën e Maqedonisë para mbajtjes së referendumit dhe në kuadër të SPB Veles po ndërmerren të gjitha përgatitjet e nevojshme që të mundësohet atmosferë e qetë me qëllim që qytetarët të mundet në mënyrë të pavarur të marrin vendim”, deklaroi Spasovski.

Ai theksoi se përfitimet nga anëtarësimi në NATO dhe BE janë të mëdha para së gjithash se NATO-ja e garanton sigurinë, ndërsa përfitimet nga BE-ja janë të rëndësishme nëse merret parasysh se tani mundësojnë nga 260.000 euro në ditë para evropiane ndihmë për Maqedoninë.

Në takimin e sotëm me kryetarin Ace Kocevski u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe për rinovimin e lidhjes ndërmjet bashkësisë lokale dhe policisë.

“Shumë e rëndësishme për sigurinë është që të ketë bashkëpunim, marrëdhënie partneriteti ndërmjet qytetarëve dhe policisë së Maqedonisë. Për fat të keq, ajo lidhje ishte ndërprerë në të kaluarën, por sot kemi iniciativa shumë të përbashkëta të cilat kontribuojnë që ta rinovojmë atë bashkëpunim dhe me këtë e kthejmë besimin e qytetarëve në polici”, tha Spasovski.

Marketing