Njeriu i parë i Asociacionit të gazetarëve të Shqipërisë, Aleksandër Çipa thotë se në periudhën 2017/2018 është rritur numri i gazetarëve të cilët kërkuan azil në vendet e BE-së dhe SHBA, për shkak të rreziqeve në punë, ndërkaq shumë të tjerë kërkojnë shtetësi në vende të tjera.
“Dymbëdhjetë gazetarë kërkuan azil në vendet e BE-së dhe SHBA për shkak të rerziqeve në punë, prëderisa 34 të tjerë kërkuan shtetësi në vend tjetër. Pothuajse të gjithë prej tyre kanë dosje të plotësuara me dëshmi dhe dokumente për kërcënime gjatë kryerjes së detyrës së tyre dhe po përgatiten të largohen.
Vetëm dy ditë pas sulmit me armë zjarri ndaj shtëpisë së prindërve të gazetares së njohur hulumtuese për krimin, Klodiana Lala, u kërcënua edhe një gazetar lokal në qytetin e Laçit.
Për këto ngjarje, shqetësim të amdh shprehi edhe Komisari për të drejtat në informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale, Besnik Dervishi.
“Solidarizohem me dy gazetarët, të cilët së fundi morën kërcënime, por edhe me të gjithë gazetarët të cilët janë sulmuar fizikisht apo u janë drejtuar kërcënime të ndryshme, për shkak të detyrës dhe misionti të tyre të vështirë gazetaresk. Të gjithë ne duhet të japim mund dhe asnjëherë më të mos ndodhin gjëra të këtilla”, deklaroi Dervishi.
Asociacioni i gazetarëve, i mbështetur nga sektori qytetar, pas sulmit ndaj shtëpisë së prindërve të
gazetares Lala, disa herë protestuan në Tiranë, duke kërkuar siguri më të madhe për jetën e famijarëve të tyre dhe kryerje normale të detyrës.
Çipa është skeptik se edhe ky, si edhe shumë sulme dhe kërcënime të tjera ndaj gazetarëve, do të
mbetet i pandriçuar.