Ja kujt i besohet detyra e zëdhënësit të BDI-së për referendum

Dr.Arbër Ademi do të jetë Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim për fushatën e Referendumit që do të mbahet më 30 shtator.

Marketing

Ademit i është besuar përsëri kjo detyrë duke pasur parasysh suksesin e BDI-së e cila doli fituese në zgjedhjet e fundit lokale duke fituar shumicën dërmuese të komunave shqiptare, gjatë së cilës fushatë zëdhënës ishte Dr.Arbër Ademi.

Dr.Arbër Ademi aktualisht është edhe ministër i Arsimit dhe Shkencës, i cili që nga emërimi i tij në këtë funksion ka lëvizur gjërat në aspekt pozitiv me theks të veçant rritjen e pagave për mësimdhënësit për 5% etj.

Marketing