Presidenti Gjorge Ivanov sot dërgoi urim me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë.
“Populli i Maqedonisë më 8 shtator të vitit 1991 e shfrytëzoi të drejtën e tij për vetëvendosje, duke përfshirë edhe të drejtën për ndarje nga shteti i deriatëhershëm i përbashkët. Me shumicë të madhe, qytetarët e Maqedonisë e shprehën vullnetin e tyre dhe e dhanë votën e tyre me qëllim që Republika e Maqedonisë të konstituohet si shtet sovran dhe i pavarur, me emrin dhe dinjitetin e saj.
Në atë mënyrë, popullata e mori përsipër përgjegjësinë për ardhmërinë e Republikës së Maqedonisë, duke mos u mbështetur në vendet e tjera. Ashtu siç populli i Maqedonisë është krijuesi i Republikës së Maqedonisë, ashtu edhe Republika e Maqedonisë është mbrojtës i identitetit maqedonas”, thotë Ivanov.
Shton se Maqedonia nuk mund të ndërtohet mbi themele të tjera, me përjashtim të atyre të vendosura me referendumin e vitit 1991 dhe se vendimet e sjella në atë referendum, siç thekson, referendum i parë dhe i vetëm, kanë qenë dhe mbeten të jenë të detyrueshëm për çdonjërin nga ne.
“Në sy të atij referendumi historik në atdheun tonë nuk vinin përfaqësues të lartë të huaj. Ai ishte një moment i vetëreflektimit të vërtetë kombëtar prej ku doli vullneti modest, autentik dhe i pastër i popullit të Maqedonisë dhe qytetarëve të Maqedonisë”, thekson Ivanov në urim.