Dështojnë bisedimet për paqe në Jemen

Bisedimet për paqe në Jemen kanë dështuar ditën e shtunë, pas tri ditë pritjeje të delegacionit të Lëvizjes Huthi, transmeton Reuters.

Marketing

Megjithatë, të dërguarit e Kombeve të Bashkuara kanë premtuar se do të shtyjnë përpara çështjet diplomatike.
Dështimi i përfaqësuesve të rebelëve huthi për të shkuar në Gjenevë, në bisedimet e para në tri vjetët e fundit, ka vënë në pah ekzistencën e problemit, pavarësisht se procesi i paqes nuk është bllokuar, ka thënë i dërguari i posaçëm i OKB-së, Martin Griffiths.

Griffiths, i cili ka zhvilluar negociata me delegacionin e Qeverisë së Jemenit ka thënë se do të takohet me përfaqësuesit Huthi në Sanna dhe Muskat.
Duke iu referuar procesit të paqes, Griffiths ka thënë se shtunën se “rifillimi i procesit është moment shumë delikat dhe i ndjeshëm”.

Koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka ndërhyrë në luftën në Jemen kundër rebelëve huthi më 2015, me qëllim të rikthimit të Qeverisë së kryeministrit, Abd-Rabbu Mansour Hadi.
Që nga ajo kohë, situata humanitare është përkeqësuar rëndë, duke përballur rreth 8.4 milionë persona me uri si dhe me dobësim të ekonomisë shtetërore.

Ministri i Jashtëm i Jemenit, Khaled al-Yamani, i cili njëherësh ka udhëhequr delegacionin qeveritar në këto bisedime ka akuzuar palën huthi për “papërgjegjësi totale” dhe tentim të “brakstisjes së negociatave”.

Yamani po ashtu ka kritikuar ashpër edhe Griffiths, i cili është anagazhuar për ndërmjetësim të të dyja palëve.
“Ne duam të OKB-ja të jetë më e ashpër, ashtu që të dërgojë palën tjetër para tavolinës së negociatave”, është shprehur ai.

Marketing