Kallajxhiev: Paanshmëria e gjykatësve mund të kthejë besimin tek pushteti gjyqësor

Njohësit e së drejtës penale nuk janë të sigurt nëse edhe përfundimi i lëndëve gjyqësore të PSP-së mund ta rikthejnë besimin e humbur në pushtetin gjyqësor.

Marketing

Profesori universitar Gordan Kalajxhiev, thotë se me rëndësi të madhe është të dënohen gjithë ata që kanë shkelur ligjin, por pa filluar drejtësia të vlejë njësoj për të gjithë, as vendimet gjyqësore për persona të caktuar, nuk do të kthejnë besimin e qytetarëve tek sistemi gjyqësor.

“Populli pret se personat të cilët kanë bërë keqpërdorime dhe korrupsion, të përgjigjen para organeve kompetente, mirëpo kjo nuk është zgjidhje dhe mënyrë për të rikthyer besimin në gjyqësor. Përderisa gjyqësori nuk stabilizohet në afat më të gjatë , duke kthyer besimin përmes realizimit të procedurave gjyqësore dhe dhënies së garancive të paanshmërisë të gjykatësve, do të kemi imazh bardh e zi për gjyqësorin”, tha Gordan Kallajxhiev, profesor universitar.

Kallajxhiev nuk ka dyshime se zbatimi i qëndrueshëm i reformave gjyqësore nga ekspertë të kësaj lëmie, mund ta rikthejnë besimin, por kjo nuk do të ishte e mundur, pa ndryshuar paraprakisht mentalitetin politik mbi gjyqësorin.

“Unë mendoj se partitë politike janë frenues kryesor të reformave në gjyqësor. Është një ekip i vogël që gjithmonë udhëheq me reformat, më pas vertikalisht të tjerët janë vetëm zbatues. Mendoj se ata janë larg idesë për tu shndërruar në parti modeste dhe për të hequr dorë nga ndikimi në gjyqësor. Madje as sinjalet që po i dërgojnë nuk janë aspak të mira.

Ka thënë disa herë, nuk është e mirë që kryeministri të udhëheq me reformat gjyqësore, kjo i bie sikur gjykatësit të mbanin gjykimet në qeveri, është e palogjishme sepse po përzihen pushtetet. Nëse dëshirojmë të ndryshojmë diçka në thelb, atëherë qeveria duhet të heq dorë po ashtu edhe nga ndikimi indirekt të propozimit të kryetarëve të gjykatave dhe të kryeprokurorit dhe reformat tu lihen ekspertëve”, tha Kallajxhiev.

Kallajxhiev thekson nevojën imediate që sa më parë politikanët dhe gjykatësit të kuptojnë rëndësinë e kuptimit të roleve të tyre që kanë për të mundësuar kthim i besimit, përndryshe thotë ai, situata e mosbesimit ndaj sistemit gjyqësor dhe drejtësisë, mund të vazhdojë në pafundësi.

Marketing