Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i është përgjigjur për herë të parë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq i cili ditë më parë deklaroi se nuk e donë liderin e Nismës në krye të dialogut Kosovë- Serbi.
Limaj, i cili është votuar në Qeverinë e Kosovës si udhëheqës i bisedimeve me Serbinë, ka thënë se koha kur Serbia ka tentuar të gjejë përfaqësues shqiptarë që u përshtatën atyre ka përfunduar në vitin 1999.
“Serbia pat provuar të gjejë kinse shqiptarë të ndershëm, madje deri në Rambuje dhe kjo logjikë ka përfunduar. Askush s’ka qejf me u ulë me Vuçiqin i cili ka qenë ish ministër i Millosheviçit, por ai është përfaqësues i delegacionit serb dhe duhet të ulemi e të bisedojmë”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.
Prishtina, Sarajeva, Zagrebi, Brukseli, Parisi, Londra e Berlini, Limaj thotë se e dinë kush është Vuçiqi.
“Ai ka qenë projektues e zbatues i spastrimeve etnike në Kroaci, Bosnje, krejt e dinë kush është ai, por është përfaqësues i qytetarëve serb. Ne duhet fokusohemi të zgjedhim temat të cilat janë në interes me Kosovën”, ka shtuar Limaj.