“Çmendet” vlonjati, lëvizte në qytet me automatik

Një 36-vjeçar u vu në prangat e policisë së Vlorës pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri në qytet.
Në kuadër të operacionit “Midnight”, u arrestua Edison Rexho, banues në Vlorë.

Marketing

“Në lagjen “28 Nëntori” në rrugën pranë vendit të quajtur “Ish-Shtëpia e Oficerave”, ku në momentin e kapjes në flagrancë, Edison Rexho ka hedhur në tokë një armë zjarri tip Automatik model 56, të cilën e posedonte pa leje”, tha policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, 1 krëhër i mbushur me 10 fishekë të kalibrit 7.62 mm, të cilin e mbante pa leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake, armëve shpërthyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Marketing