Takim pune i ministrit Ademi me përfaqësues të Bankës Botërore

Vazhdimi i implementimit të Programit GRIT në shkollat fillore në vend – ishte tema kryesore e bisedës në takimin e punës të ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi me përfaqësuesit e Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë, që sot u mbajt në zyrat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Marketing

Bëhet fjalë për program të cilin e zbaton Banka Botërore nga viti shkollor 2015/2016 dhe ka për qëllim avancimin e shkathtësive socio-emocionale te nxënësit nga klasa e gjashtë dhe e shtat, respektivisht edukimi i tyre që të mësohen të menaxhojnë me emocionet personale, të ballafaqohen me situata konfliktuoze, që të mësohen të vendosin dhe të arrijnë qëllime të caktuara dhe ngjashëm.

Ky program realizohet përmes ligjëratave një herë në javë, gjatë orës së kujdestarisë, për të cilën janë përgatitur edhe materiale të posaçme.

Rezultatet pozitive, që sot u prezantuan në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës janë bazë për vazhdimin e aktiviteteve në fjalë, për çka është shfaqur interes nga të gjitha palët e interesuara.

Përndryshe, faza e dytë që filloi të implementohet në fillim të gjysmëvjetorit të dytë nga viti aktual shkollor, janari i vitit 2019 do t’i përfshijë nxënësit nga klasa e pestë deri në klasën e tetë në disa shkolla të territorit të Shkupit. Nxënësit më të mëdhenj do të jenë mentorë të më të vegjëlve me qëllim të zhvillimit të aftësive dhe shakthtësive të tyre kognitive për mësim të vazhdueshëm dhe dëshirë për të fituar dituri të reja.

Marketing