Ofensivë diplomatike, Mogerini, Mitchell dhe Bushati sot në Shkup

Shkupi sot do të vërshohet nga vizitat e personaliteteve të rëndësishme të politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare.

Marketing

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, ndihmëssekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Ves Mitchell si dhe ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati do të qëndrojnë në Shkup për ti dhënë mbështetje autoriteteve të vendit dhe për ti bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin pozitivisht referendumin e emrit që do të zhvillohet më 30 shtator.

Ministri Bushati prej dje po qëndron për vizitë në Shkup, ku takoi kryeministrin Zoran Zaev dhe liderë të partive politike të Lëvizjes BESA dhe partive tjera.

Ndërsa agjenda e takimeve të tij fillon sot në mëngjes me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov dhe zv/kryeministrin për eurointegrime Bujar Osmani.

Zyrtarja e lartë e BE-së, Mogerini do të nis agjendën e takimeve gjatë pasdites, me ç’rast do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe liderë politik.

Edhe vizita dhe takimet e ndihmës sekretarit amerikan Mitchell do të vijojnë gjatë pasdites, ku ai do të takohet me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, shefat e grupeve parlamentare, ministrin e jashtëm Nikolla Dimitrov si dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Marketing