Tre dëshmitarë në “Toplik” do të arrestohet në seancën e ardhshme

Me marrjen në pyetje të dëshmitarëve sot në Gjykatën penale në Shkup vazhdoi gjykimi për rastin “Toplik” ku i dyshuari i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski për shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit Qyteti i diellit në Shkup.

Marketing

Kryetari i këshillit gjyqësor Osman Shabani, në fillim tha se për seancën e sotme përveç dy dëshmitarëve të pranishëm, janë ftuar edhe tre dëshmitarë të cilët nuk janë të pranishëm dhe në seancën e ardhshme do të arrestohen.

Dëshmitari i parë që sot dëshmoi ishte e punësuar në sektorin për menaxhim me tokë ndërtimore pranë Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe ishte zëvendës anëtare e komisionit për ankand publik për ndërtimin e tokës ndërtimore.

Në pyetje të PSP-së tha se si zëvendës anëtare e komisionit ka marrë pjesë në takimin ku është shqyrtuar dokumentacioni i dorëzuar, e cila nuk ishte e kompletuar, për çka është sjellë vendim të mos publikohet. Kanë konstatuar se nuk është komplet dhe nuk mund të jepet në ankand publik. Për atë është krijuar edhe procesverbal.