Presidenti malazez Milo Gjukanoviq deklaroi se Mali i Zi do t’i rishikojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian nëse në Bruksel fillon të ndryshohet mendimi për zgjerim.
Duke e mohuar pretendimet se është euroskeptik, Gjukanoviq theksoi se Unionin e përjeton si partner të privilegjuar, por se ky partneritet duhet të dëshmohet në mënyrë të ndërsjellë.
“Nuk bëhet fjalë për euroskeptizëm, por për thirrjen që të jemi partnerë. Mali i Zi, Unionin e përjeton si partner të privilegjuar, sepse u lejojmë të na thonë çfarë dhe si të bëjmë”, theksoi presidenti malazez.