BDI- dega Çair, nesër fillon fushatën për referendumin

Shtabi komunal i BDI-së Dega Çair për Referendumin 2018, nesër 16.09.2018 (e diel) nis fushatën me defilenë e organizuar në bashkëpunim me Shoqëritë kulturore – artistike të Çairit.

Marketing

Përveç shoqërive, defilesë do t’i bashkangjiten edhe banorët e Çairit në krye me zv. Kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe Kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Pikënisja do të jetë te Sheshi Skënderbeu me fillim në ora 12.00, për të vazhduar nëpër Çarshi dhe më pas edhe në disa lagje të Çairit, për të përfunduar te Parku i Çairit, ku planifikohet edhe fjalë rasti.

Marketing