Matis: Referendumi është vota më e rëndësishme në historinë tuaj

Referendumi i ardhshëm është vota më e rëndësishme në historinë e kombit tuaj. Në referendum do të vendosni për të ardhmen tuaj, të shfrytëzohet mundësia për të shkuar drejt një të ardhme të re dhe për këtë e keni përkrahjen e SHBA-së, porositi sekretari amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Marketing

“E njohim procesin kompleks politik i cili qëndron përpara dhe j’u përkrahim në realizimin e votës tuaj demokratike dhe përgjegjësinë të votoni”, tha Matis.

Theksoi se Marrëveshja e Prespës do të mundësojë zbatim të reformave kyçe në procesin e inkuadrimit në NATO dhe në BE, do t’i përforcojë sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të Maqedonisë.

“Ju duartrokas për përpjekjet tuaja të palodhshme ta arrini marrëveshjen historike të Prespës me Greqinë. E dimë se ajo ka kërkuar diplomaci të durueshme nga të dyja palët dhe kompromiset janë gjithmonë të vështira”, tha Matis duke shprehur falënderim deri te Zaevi dhe Shekerinska për angazhimin e tyre në zgjidhjen e siç citoi “kontestin e vështirë të emrit”.

Përkujtoi në deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg se me inkuadrimin në NATO, Maqedonia do të fitojë vend të barabartë në aleancën ushtarake më të suksesshme së bashku me 29 vende të tjera anëtare të cilat, siç citoi Matis, obligohen t’ju mbrojnë ju dhe sigurinë tuaj”.

“Kjo sjell siguri të përforcuar, si dhe zhvillim ekonomik të përforcuar”, tha sekretari shtetëror amerikan i Mbrojtjes dhe potencoi në shembullin e Malit të Zi ku investimet e huaja u ndanë pas pranimit të tij në NATO.

Theksoi edhe se Aleanca mundohet edhe për ruajtje të integritetit territorial dhe ruajtje të lirisë dhe demokracisë.

“Ne jemi të gatshëm t’u dëshirojmë mirëseardhje si anëtarja e 30-të e NATO-s”, porositi sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së.