Demonstrantë u përleshën me policinë gjatë protestave të mbrëmshme në disa qytete greke, të cilat u mbajtën me rastin e pesëvjetorit të vrasjes së reperit Pavlos Fisas.
Përleshje ka pasur në Athinë dhe në qytetet Patra dhe Selanik, ku grupe të demonstrantëve kanë gjuajtur me gurë ndaj policisë, të cilët u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.
Tani për tani nuk ka informata për persona të arrestuar.
Për vrasjen e reperit 34-vjeçar që ndodhi në vitin 2013 ishte arrestuar një ithtar i partisë neofashiste greke “Agimi i Artë”, ndërsa kundër liderëve të partisë po zhvillohet proces sipas aktakuzave për krijim të organizimit kriminel. “Agimi i Artë” ka 15 deputetë në Parlamentin grek 300-anëtarësh.