“Kartoni i kuq për Ronaldon, një halucinacion”

Marcello Lippi ka bërë thirrje që VAR të instalohet menjëherë në Ligën e Kampionëve, pasi që sipas tij kartoni i kuq në Ronaldon, ishte një “halucinacion i pastër”

Marketing

Vendimi i Felic Brych për ta përjashtuar me të kuq Ronaldon pasi që shkuli flokët e Jeison Murillos në fitoren 2-0 të Juventusin në Valencia është mbërthyer me kritika, me Lippin i cili e ka bërë të qartë përdorimin e VAR në Ligën e Kampionëve.

“Kartoni i kuq për CR7 u dha pasi që një person kishte halucinacione”, tha ish trajneri i Bianconeri për Tuttosport.

“Nuk mund të komprometosh një ndeshje, mbi të gjitha, të një gare dhe momenti si ai, e cila gjë mund të rezultojë në dy ndeshje mos lojë”.

“Tani UEFA do të del dhe të thotë, ‘zotërinj, ne ishim gabim’. Nuk mund të kthehemi pas sepse Ronaldo është dënuar dhe momentin që është dënuar kjo gjë ka përfunduar, por dënimi do të jetë aburd”.

“Kështu që, nuk duhet të jetë një vit por menjëherë duhet të implementohet VAR në Ligën e Kampionëve. Juventus janë të përgatitur për çdo eventualitet. Ata janë favoritë në Ligën e Kampionëve, bashkë me Real Madridin, Barcelonën, Bayern Munichun, Manchester Cityn dhe PSG’në”.

“Le të krahasojmë këtë në pak vite të kaluara, Juve ka qenë në grupin e atyre klubeve. A mundet Ronaldo që ti shmangej komplet Murillos? Ne po flasim për një kampion, i cili, para netëve tjera, është lojtari i vetëm që ka luajtur 154 ndeshje në Ligën e Kampionëve pa u përjashtuar”.

“Ai nuk ka bërë asgjë keq kundër Valencias. Bota e vlerëson lartë Ronaldon si një yll, por para se gjithash ai është një djalë i cili duhet të respektohet dhe shumë të sjellshëm. Lotët e tij në Mestalla e konfirmojnë këtë”.

Trajneri i Kinës ka dhënë pastaj opinionin e tij edhe për pështyrjen e Douglas Costa, e cila ka rezultuar në katër ndeshje mos-lojë në Serie A për anësorin e Juves.[

“Ishte gabim, në disa nivele ne duhet të përmbahemi”, ka shtuar ai.

“Rasti është mbyllur; ai është dënuar kështu që tani duhet të jetë i qetë dhe mos të flet. Nuk shoh në këtë rast lidhje të kartonit të kuq të Ronaldos me të Costas. Ky ishte fajtor për gjestin që bëri dhe nuk ka justifikim, kurse tjetri nuk bëri asgjë të keqe”.