Bigi e quan veten ‘Sulltaneshë’.
Këngëtarja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Big Mama para një vitit ka realizuar një operacion në Turqi për zvogëlimin e lukthit, ndërsa tani po befason me pamjen e saj.
Ajo vazhdimisht po publikon fotografi në rrjetet sociale, ku edhe po shfaqet më në formë, si asnjëherë më parë, shkruan rtv21.tv
Bigu edhe këtë verë ka qenë aktive me koncerte, e ahengje familjare ajo sigurohet që gjithmonë këto momente t’i ndajë me fansat e saj.
Ditë më parë ajo ka udhëtuar për në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. E për ta respektuar traditën e vendit ku ajo ndodhet, ka vendosur të vishet me rroba që janë tradicionale në atë vend, këtë ajo e ka treguar përmes një fotografie të publikuar në Instagram.
Në këtë fotografi, Bigun e shohim që ka një shami në kokë dhe e veshur në të kuqe, ajo po duket shumë bukur. “Sulltanesha në Dubai”, ka shkruar Bigu poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.