VMRO-DPMNE: Sa para shpenzoi LSDM-ja për fushatën e referendumit?

Një ditë pas referendumit, LSDM-ja u ka borxh përgjigje dhe raport qytetarëve. Sa para shpenzoi LSDM-ja për fushatën për referendumin e pasuksesshëm për marrëveshjen kapituluese të cilën e nënshkruan, pyet Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së në konferencën e sotme për shtyp.

Marketing

“LSDM-ja me fushatën e saj personale, për më shumë se një muaj, shpenzuan shuma milionëshe të parave për qëllimet e tyre personale. E vetmja gjë e rëndësishme për ta në këtë fushatë ishte që të promovojnë vetveten, por edhe ky proces ishte i pasuksesshëm për ta, sepse qytetarët tashmë i dinë kapacitetet e Qeverisë dhe i kanë në pah të gjitha krimet e Qeverisë së Zoran Zaevit”, thotë Arsovski.

Ai shtoi se me këtë rast i pyesin zotërinjtë e LSDM-së, se sa para të popullit kanë shpenzuar për fushatën për referendumin e pasuksesshëm, fushatë e cila ishte vlerësuar si sulm i të gjitha shqisave të qytetarëve?

“A bëhet fjalë për shumë të parave të shpenzuara për gjithë fushatën në vlerë prej mbi 3 milionë eurove ose edhe më shumë? A i shfrytëzoi LSDM-ja në muajt e kaluar resurset shtetërore dhe qeveritare në shpinë të qytetarëve për qëllimet e tyre personale, përfshirë vetura, të punësuar në Qeverinë dhe shpenzimet tjera?, pyet Arsovski

Zaev, shtoi ai, i cili nuk e hiqte nga goja fjalën transparencë, tani është momenti të dalë dhe t’u tregojë qytetarëve se sa nga paratë e tyre janë shpenzuar për këtë fushatë në referendumin e pasuksesshëm.

“Duke i mbledhur të gjitha mjetet e shpenzuara për fushatën e LSDM-së nga fushata mediatike para të shpenzuara për agjenci propaganduese, para të shpenzuara për organizim të ngjarjeve dhe tribunave, para të shpenzuara për shpenzime për mjete tjera dhe ngjashëm, shuma e cila është shpenzuar është disa milionë euro, këto janë paratë e qytetarëve. Duke pas parasysh se fushata e LSDM-së kishte filluar para terminit zyrtar për fillim të fushatës së referendumit, kjo në mënyrë shtesë duhet të jetë mjet i trajtimit nga ana e institucioneve”, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së.

Derisa qytetarët, shtoi ai, “mezi ia dalin nga fundi në fund, Zoran Zaev dhe të tjerët nga LSDM-ja nën petkun e referendumit çdo ditë grumbullonin dhe shpenzonin paratë e qytetarëve nga institucionet”. “Qytetarët presin përgjigje menjëherë, pa vonesa si për festimin propagandues për hyrje në NATO, që të japin përgjigje nga Qeveria dhe Zaevi, se sa para të qytetarëve janë shpenzuar për interesat e tyre personale në fushatën e referendumit të pasuksesshëm. Në fund, megjithatë qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe Republika e Maqedonisë do të fitojnë”, thotë Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

 

 

Marketing