Nesër pa energji mbeten pjesë nga disa komuna të Shkupit

Për shkak të intervenimeve teknike në elektro-rrjetin distributiv, pa energji elektrike do të mbeten pjesë nga komuna Gjorçe Petrov, Saraj, Kisella Vodë dhe Sopishte.

Marketing

Në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 15:00 ndërprerje në furnizimin me energji elektrike do të jenë fshati Novo Sellë një pjesë nga rr.”106″, në komunën Gjorçe Petrov, në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 14:30 shfrytëzuesit nga fshatrat Dvorce dhe Orashë në komunën Saraj, ndërsa në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 13:30, një pjesë e rr.”Rruga për në fshatin Koliçan”, një pjesë e rr.”Rruga për në Kitkë”, objektet të cilët ndodhen në rrugën për në fshatin Koliçan tek restoranti “Weding house” në Draçevë, në komunën Kisella Vodë.

Pa energji elektrike në periudhën nga ora 10:30 deri në orën 15:30 do të jenë shfrytëzuesit e një pjese të fshatit Sonje e Epërme rr.”8″, në komunën Sopishte, në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 10:00, një pjesë e rr.”Boris Trajkovski”, udhëkryqi Usje, nën-rrugët më të afërta rreth truallit për automjete, në komunën Kisella Vodë, ndërsa në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit nga rrugët me numra 4, 6 dhe 7 në fshatin Batincë, komuna Studeniçan.

Në periudhën madje, nga ora 8:30 deri në orën 10:00 pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e rr.”Zhill Vern” në komunën Kisella Vodë, ndërsa në periudhën nga ora 9:00 deri në orën 11:00 një pjesë e rr.”1439″, lagjja Pintija, komuna Kisella Vodë.

Marketing