Han: Nuk nevojiten zgjedhje, por dy të tretat e votave në Kuvend

Eurokomisari për politikë të fqinjësisë dhe zgjerim Johanes Han konsideron se nuk nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni, por duhet të shfrytëzohet mundësia të sigurohen dy të tretat e shumicës në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

Në deklaratën për gazetën austriake “Kurir”, Han ka thënë se këtë porosi veçmë ia ka përcjellë kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev.

“Zgjedhjet e reja do të jenë stërzgjatje e rrugës drejt fillimit të negociatave për qasjen e IRJM-së në BE, e planifikuar në verë vitin e ardhshëm”, ka thënë Han.
Lidhur me referendumin, Han ka theksuar se nuk mund të thuhet se ka qenë i pasuksesshëm.

“E pazakontë është në referendum të merret mbështetje prej 94 për qind, por të dalin vetëm 36.8 për qind e votuesve, edhe atë pasi opozita padyshim ishte e suksesshme në bojkotimin”, ka thënë eurokomisari.
Han mendon se në Kuvend mund të sigurohen dy të tretat e shumicës.

“Nevojiten tetë apo nëntë vota nga opozita dhe ajo patjetër të jetë e realizuar. Të gjithë thonë se duan anëtarësim në BE dhe NATO duke përfshirë edhe opozitën, dhe atëherë patjetër të paguani çmimin e kësaj zgjidhje. Bëhet fjalë për zgjidhje që është në interes të vendit, jo të partive apo politikanëve. Dhe në atë rast si mund të sigurohen votat? Unë besoj më kombinimin mes racionales dhe asaj ballkanase”, ka thënë komisari për zgjerim Johanes Han.

Marketing