Haiti goditet nga tërmeti, disa viktima

Të paktën 10 persona kanë vdekur nga një tërmet që goditi veriun e Haitit.

Marketing

Tërmeti i magnitudës 5.9 ishte një nga më të fuqishmit që goditi vendin e Karaibeve që nga lëkundja e madhe në vitin 2010, që vrau më shumë se 200 000 njerëz.

Disa ndërtesa raportohen të jenë shkatërruar. Presidenti Jovenel Moise u ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë.

Zëdhënësi i qeverisë Eddy Jackson Alexis tha se një “task force” për reagimin ndaj fatkeqësive ishte ngritur.
Studimi Gjeologjik i SHBA tha se epiqendra e tërmetit që goditi Haitin ishte rreth 19 km (12 milje) në veri-perëndim të qytetit Port-de-Paix.

Marketing