Lubislav Ivanov-Xingo thirrje deputetëve: Mos votoni ndryshimet kushtetuese për emrin

VMRO po forcon pozicionet kur janë në pyetje ndryshimet kushtetuese në parlament, ndërkohë që partneri i tyre i koalicionit partia socialiste premton se tre deputetët e tyre nuk do të kalojnë në anën e shumicës parlamentare.

Marketing

Sipas informacioneve të fundit, kryetari Lubislav Ivanov-Singo ju ka thënë deputetëve që të mos votojnë ndryshimet ndërsa deputetët e tij janë betuar se nuk e bëjnë atë.

Dy prej tyre, Slobodanka Aviroviq dhe Lupco Dimovski janë të përfshirë në hetimet e prokurorisë special dhe në opinion është përfolur se mund të gjejnë gjuhë të përbashkët me pushtetin.

Marketing