Në vend të paraburgimit Fetai kërkon masa sigurie për Jankullovskën: Fëmija nuk është fajtor

Prokurorja Fatime Fetai kërkoi nga gjykata që t’ia marrë Gordana Jankullovskës pasaportën dhe ta obligojë që të paraqitet rregullisht në gjykatë.

Marketing

Kjo për shkak se vlerëson se tashmë është rritur rreziku nga arratisja e saj. Fetai tha se ka ndodhur rast kur gjatë procedurës së ankimimit janë arratisur dy të dënuar, prandaj kërkoi që të sigurohet se ajo nuk do të ikë. Fetai tha se nuk kërkon paraburgim vetëm sepse ka një foshnje që nuk është fajtore për veprimet e nënës.

Avokatja e Jankullovskës Sanja Aleksiç ndërkohë siguroi se Jankullovska nuk do të ikë pasi e ka ditur se çfarë rrezikon në këtë rast, dhe ka qenë e pranishme gjatë gjithë procedurës gjyqësore.

Marketing