Parlamenti e pret propozimin për ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet janë në tryezë

Në Kuvend ende nuk dihet qartë për kur mund të caktohet debat i komisionit për Propozimin e fillimit të ndryshimeve kushtetuese që sot është në seancë të jashtëzakonshme të Qeverisë.

Marketing

Informacionet nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili njëherit është edhe kryetar i Komisionit për ndryshime kushtetuese janë se seanca e Komisionit dhe seanca plenare për fillimin e ndryshimeve kushtetuese do të caktohen menjëherë pas propozimi të arrijë në arkivin e Parlamentit, ndërsa pritet kjo më herët të jetë nesër në mëngjes.

Ajo që dihet në bazë në Rregullores për punë të Kuvendit është se Komisioni për çështje kushtetuese ka afat prej 10 ditëve të debatojë për propozimin për fillimin e ndryshimeve kushtetuese dhe se debati i deputetëve gjatë seancës së Komisionit është i kufizuar.

Edhe pse Qeveria pasdite do të debatojë për propozimin për fillimin e ndryshimeve kushtetuese, deputetët edhe nga shumica në pushtet edhe nga ajo opozitare në Kuvend pohojnë se ende nuk ka shumicë votash për miratimin e ndryshimeve kushtetuese me ç’ka do të shmangeshin zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare.

Paralelisht në Kuvend do të zhvillohen edhe seancat e komisioneve në kontekst të përgatitjes së seancës plenare të caktuar për më 15 tetor. Kjo datë përmendet si datë e mundur për shpërbërjen e Parlamentit nëse tregohet se vërtet nuk ka shumicë për ndryshime kushtetuese. Megjithatë, nëse Qeveria dëshiron, tashmë siç propozoi kryeministri Zoran Zaev, zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 25 nëntor, Parlamenti do të duhet të vetë-shpërbëhet të mërkurën më 10 tetor. Çdo shtyrje e shpërbërjes të Parlamentit me shpresë se do të kenë sukses bisedimet mes deputetëve është arritje të shumicës për ndryshime kushtetuese, siç thonë në Kuvend, do të thotë shtyrje e datës për zgjedhje të parakohshme për më 2 dhe 9 dhjetor.

Marketing