Mendimet për shkallen e projektuar dhe të realizuar të rezistencës Mekanike, Gostivari shënon ulje

Bilansi i punëve prej fillimit te zbatimit të ndryshimeve ligjore për obligimin e marrjes së Mendimit për shkallen e projektuar dhe të realizuar të rezistencës Mekanike nga ITIS prej 01/01/2018 deri më sot 16/08/2018 Komuna e Gostivarit është me nivelin më të dobët në Maqedoni për numër të marrur të Mendimeve per shkallen e projektuar nga ITIIS e që duhet të përputhet edhe me numrin e Lejeve të dhënura nga ana e Komunës së Gostivarit, njofton Flaka

Marketing

Informacioni zyrtarisht për Flaka konfirmohet nga Instituti për Inxhinieri të Tërmeteve dhe Inxhinieri të Sizmologjisë në Shkup.

Dokumente zyrtare nga ITIS:

Dokument 1 

Dokument 2

Dokument 3

Përkundër që në aspektin gjeomorfologjik, Lugina e Pollogut përfshi Gostivarin kualifikohet si kreshtë tektonike e rrethuar me ah në të katërta anët. Si e tillë, me gjasë është krijuar në mesin e pliocentit dhe është aktive në aspektin sizmik deri në nivelin e nëntë.

Se tereni në Luginën e Pollogut akoma nuk është konsoliduar, është përdëftuar me tërmetet e shfaqura deri më tani të ndodhura në vitet 1959, 1963 dhe 1967 në Fushën e Shkupit, Dibër dhe Luginën e Pollogut. Lugina e Pollogut bie në burimet sizmike të rendit të dytë në të cilat janë viset ku kanë ndodhur dridhje magnitudë (M = 4,5 deri -5,7), gjegjësisht priten tërmete me magnitudë maksimale M = 5,5 deri 6,0 shkallë.

Edhe pse komuna e Gostivar nuk është goditur drejtpërdrejt nga tërmeti, përveç dëmeve të shkaktuara të pakonsiderueshme, si rezultat i tërmetit shkatërrues të Shkupit në vitin 1963 dhe dëmet e shkaktuara popullatës së Rekës së Epërme si rezultat i tërmetit që goditi Dibrën në vitin 1967 dhe shkaku i faktit se me hartën e përgatitur sizmike të Maqedonisë, Gostivar renditet ndër komunat me shkallën më të lartë sizmike të nivelit të katërt, imponohet nevoja për zbatimin e vazhdueshëm të masave të nevojshme. Mund të thuhet se territori i komunës së Gostivarit është në një aktivitet të lartë sizmik, sepse viteve të fundit janë ndërtuar dhe ndërtohen një numër i madh i ndërtesave pa zbatim të denjë të dispozitave ligjore dhe rregullativës teknike.

Marketing