Presidenti u jep kurajo futbollistëve: Me zemër jam tek ju!

Ndonëse po qëndron zyrtarisht në Jerevan të Armenisë, në Samitin e 17-të të Frankofonisë, ku sot Kosova e avancoi edhe statusin e saj si pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Thaçi nuk e ka harruar lojën ndërmjet Kosovës dhe Maltës, e cila do të nisë së shpejti.

Marketing

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se me zemër është në stadiumin “Fadil Vokrri”, në mbështetje të futbollistëve dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm.

“Edhe pse gjendem në Armeni, me zemër jam në stadiumin “Fadil Vokrri”, në mbështetje të futbollistëve dhe tifozëve tanë të mrekullueshëm. Sonte e presim fitoren e radhës së përfaqësueses sonë ndaj Maltës. Forca Kosova!”, ka shkruar Thaçi.

Marketing