DASH -liderëve: Tejkaloni politikat partiake

Shtetet e Bashkuara inkurajojnë liderët e Parlamentit maqedonas të kapërcejnë politikat e partive dhe të përfitojnë nga mundësia historike për një të ardhme më të mirë për vendin, thotë ndër të tjera një zyrtar i Departamentit të Shtetit në një deklaratë për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA.

Marketing

”Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht implementimin e plotë të marrëveshjes, e cila do të lejojë që Maqedonia të zërë vendin e saj në NATO dhe BE si Republika e Maqedonisë Veriore, duke kontribuar në stabilitetin rajonal, sigurinë dhe prosperitetin. Sepse në Parlament vazhdon debati mbi amendamentet kushtetuese dhe i nxisim liderët që T’i kapërcejnë politikat partiake dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi historike për të siguruar një të ardhme më të mirë për vendin, si një anëtare e plotë e institucioneve perëndimore”- ka deklaruar zyrtari i Departamentit të Shtetit, për agjencinë e lajmeve greke Ana.