Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka dorëzuar dorëheqjen, duke provokuar një krizë në vendin fqinj. Por mediat thonë se ai nuk do të ndalet.
Raportohet se më 22 tetor, Kotzias do të mbajë një fjalim të fortë.
Portali ‘Kreta e re’ shkruan se deklaratat e tij në këtë fjalim mund të provokojnë një tërmet politik.
Ai do të flasë jo vetëm për marrëveshjen e emrit me Maqedoninë, por edhe për çështjet e lëna pezull me Shqipërinë.
Me një deklaratë televizive për mediet, kryeministri grek Alexis Tsipras ka pohuar se, me dhimbje në zemër ka pranuar dorëheqjen e ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, duke dhënë midis të tjerash mesazhin se do të sigurojë përfundimin e suksesshëm të marrëveshjes së Prespës.
Burime pranë zyrës së kryeministrit grek theksojnë se, asgjë nuk do të ndryshojë në politikën e jashtme greke, e sidomos arritjet e bëra në lidhje me fqinjët: marrëveshja e Prespës dhe paketa e çështjeve me Shqipërinë.