Anëtarë të VMRO-DPMNE-së në rrjetet sociale plasojnë “skenare” të ndryshime që mund të ndodhin në mbledhjen e sontme të Kryesisë qendrore të partisë e cila duhet të fillon ora 19:00, transmeton Zhurnal.
Shkëmbimi i qëndrimeve tregon se ekziston një ndarje e madhe mes antarësisë dhe se debati kryesor është i fokusuar te Sasho Mijallkov, ish shef i shërbimit sekret dhe kusheri i ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Cilët janë skenaret?
Sipas njërës palë, partia ka menduar që ta përjashton nga antarësia Sasho Mijallkovin, sipas tjerëve “krahu i Mijallkovit” do të kërkon dorëheqje nga kryetari Hristijan Mickoski. Në reagimet që i mbrojnë politikat e Mickoskit, Mijallkov është identifikuar si fajtori kryesor për rezultatin e votimeve ditën e premte për ndryshimet kushtetuese. Akuzat më të shpeshta janë se “ai në mënyrë direkte ka ndikuar në votimet në Kubend dhe se përmes shtatë deputetëve ka shpëtuar beten dhe bizneset e tija, në dëmë të Maqedonisë”.
Pastaj, anëtarë partiak paralajmërojnë se që të fshehet “bashkëpunimi i tij me LSDM-në”, do të shkaktohet skenari për kërkesë për dorëheqje të liderit të partisë dhe shpallje të kongresit të jashtëzakonshëm për zgjedhje të liderit të ri të VMRO-DPMNE-së.
Ndërsa pala tjetër, thonë se “Votimet në Kuvend janë rezultat pikërisht faktit që Mickoski nuk ka mundur që ti largon strukturat kriminele të partisë, dhe se pikërisht ai ka lejuar që të udhëhiqet nga Gruevski, Mijallkov dhe Martin Protugjer”.