Qytetarët në banka i ruajnë katër miliardë euro

Në bankat e Maqedonisë bashkë me 30 shtatorin të këtij viti qytetarët e Maqedonisë kanë depozita në shumë prej 4,082 miliardë euro. Nga Fondi për Sigurimin e Depozitave të Republikës së Maqedonisë për MIA-n informojnë se për një vit depozitat e popullatës kanë shënuar rritje prej 8,69 për qind apo 4,08 për qind prej fillimit të vitit.

Marketing

Kjo, siç informojnë për MIA-n nga Fondi për Sigurimin e Depozitave, është rritja më e madhe në tre vitet e fundit.
“Fondi për Sigurimin e Depozitave të qytetarëve si institucion i specializuar shtetëror financiar dhe dëmshpërblimin e të njëjtëve fuqimisht ndikon ndaj ndërtimit të besimit që qytetarët e Maqedonisë e kanë në sistemin bankar në Republikën e Maqedonisë. Tregues për rritjen e besimit janë edhe depozitat e rritura gjatë vitit 2018, që janë më të dukshme në tre vitet e fundit”, deklaroi për MIA-n drejtori i Fondit për Sigurimin e Depozitave, Borçe Haxhiev.

Ai i inkurajon qytetarët që t’i ruajnë kursimet e tyre në bankat dhe kursimoret e Maqedonisë dhe ta ndjekin parimin e sistemimit të depozitave të tyre në pajtim me limitin ligjor për pagesën e dëmshpërblimit deri në 30 mijë euro në kundërvlerë denari për një deponues në një bankë, filial të një banke apo kursimore të huaj.

Fondi, siç theksojnë nga atje, ka obligim të papaguar për dëmshpërblim në shumë prej 150,9 milionë denarë apo afër 2,45 milionë euro, që paraqet vetëm 9,91 për qind prej obligimeve të përgjithshme për dëmshpërblim.

Marketing