Banorët e fshatit Kollare të Kërçovës janë në hall pasi që këtyre ditëve një ari i madh i është afruar shtëpive dhe se po rrezikohen bagëtitë e fshatit.
Banorët kanë thënë se ariu është në kërkim të ushqimit në rrethinën e fshatit dhe se ajo është shfaqur agresive, informon INA.
Banorët kanë ndaluar që ti nxjerrin bagëtitë për kullosa në afërsi të malit të fshatit, por frika e tyre është edhe për të shkuar për të prerë drunj mbi fshat për nevojat e dimrit. Ata kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve për evitimin e këtij problemit të tyre dhe frikën që është shkaktuar nga ariu.