‘Shpërthen’ një skandal i ri te Bayern Munich

James Rodroiguez po del të jetë problemi i madh i Bayern Munich këtë sezon.
Anësori kolumbian vazhdon të jetë i pakënaqur me trajnerin Niko Kovaç, largimin e të cilit tashmë e ka kërkuar nga Bayern Munich.

Trajneri kroat, nuk po del të jetë problemi i vetëm për ish lojtarin e Real Madrid.

Marketing

‘Bild’ raporton se James ka pasur një përplasje të re në dhomat e zhveshjes, tani me Hasan Salihamidzic

James i është bashkuar Bayernit sezonin e kaluar në një marrëveshje huazimi prej dy vitesh, por me situatën aktuale vështirë të besohet se ai do të kompletojë transferimin te Bavarezët.