Katrugaslos: Nuk dyshoj në ratifikimin e marrëveshjes së Prespës

Bindje se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet në Parlamentin grek, duke thënë se “nuk ka kurrfarë dyshimi për atë”, shprehu ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Jorgos Katrugalos, duke folur nga Selaniku, nga mbledhja e katërt ministrore, në intervistë për kanalin e tretë të televizionit shtetëror grek ERT.

Marketing

“Nuk kam kurrfarë dyshimi se Marrëveshja e Prespës do të ratifikohet edhe nga parlamenti ynë. Kjo është marrëveshje nga interesi i përbashkët që zgjidh – edhe në interes të vendit tonë – një kontest i gjatë dhjetëvjeçar. Në lidhje me reagimet në opinion, unë respektoj çfarëdo lloj mendimi të ndryshëm, çfarëdo lloj qëndrimi të ndryshëm që nuk bazohet në qëndrimet irredentiste.Të vetmit që i përjashtoj nga ky respektim janë ata njerëz të cilët brohoritin “, me armë, me armë”, ta fitojmë Shkupin”, tha Katrugalos.

Ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, në lidhje me procesin e ndryshimeve kushtetuese, tha se Athina e ndoqi me qëllim që formulimet të jenë sipas Marrëveshjes së Prespës.

“Mendoj se fakti që ishte mbledhur shumica kushtetuese për fillim të revizionit kushtetues, krijoi optimizëm logjik se pozitivisht do të përfundojë ky revizion. Ne ndjekim dhe bisedojmë me anën tjetër, me qëllim që ajo që do të vërtetohet në revizionin kushtetues ta shprehin frymën e Marrëveshjes së Prespës”, shtoi Katrugalos në intervistë për ERT3.

Për Marrëveshjen e Prespës tha se është kompromis, marrëveshje “sikur edhe të gjitha marrëveshjet mes shteteve, të cilat nuk janë lidhur me luftë dhe nuk ka humbës dhe fitues”. Katrugalos theksoi se edhe pas dorëheqjes së Nikos Koxias, nuk ka ndryshime në politikën greke, ndërsa nga homologu i tij i Maqedonisë Nikolla Dimitrov, ka marrë bindje se ” edhe ata janë barabartë të përkushtuar sikur edhe Greqia.

Marketing