Të dhënat statistikore tregojnë se në Maqedoni më së shumti humbin letërnjoftime. Vetëm në fillim të vitit deri tani janë humbur 15.682 letërnjoftime, apo janë bërë aq shpallje në “Gazetën zyrtare të RM-së”, thotë në intervistën për MIA drejtori i NP “Gazeta zyrtare e RM-së”, Martin Kostovski.
Në të njëjtën periudhë, shton ai, janë humbur 3.748 pasaporta, 1.932 diploma, rreth 3.600 kartela të sigurimit shëndetësor, 6.081 patentë shoferi dhe 3.157 leje qarkullimi.
Kostovski gjithashtu paralajmëroi se të gjithë personat e interesuar juridikë dhe fizikë nga viti i ardhshëm do të kenë qasje në shërbimet dhe produktet e ofruara nga NP “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” përmes një aplikacioni mobil.