Xhaferi s’ka marrë propozim zyrtar për privilegje shtesë për deputetët

Propozim zyrtar për ndryshimin e Ligjit për deputetët ende nuk ka në procedurën parlamentare, thotë zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov, duke shtuar se ata këtë e kanë mësuar nga mediat. Sa i përket përfitimeve për deputetët pas skadimit të mandatit të tyre dhe mundësisë për të mbetur në administratën publike, siç sqaroi, qëndrimi i partisë është që privilegje shtesë për deputetët nuk janë të pranueshme.

Marketing

“Ne jemi absolutisht kundër çdo përfitimi ose privilegje shtesë për ne si deputetë. Ajo që ne pretendojmë dhe ajo që ne po bëjmë është përfitime ekskluzive për qytetarët, por jo për ne, të cilët duhet t’u shërbejmë qytetarëve”, thotë Kostadinov në intervistë për “1Tv”, duke shtuar se nëse propozimi bëhet zyrtar, partia e tij do ta refuzojë atë.

Për privilegjet e deri më tanishme të deputetëve, si shpenzimet e udhëtimit, ai thotë se ka ndryshime, por metodologjia mbetet derisa të gjendet më e mira. Për pagën parlamentare që është duke e marrë ende nga ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ai sqaron se tani për tani nuk ka asnjë mënyrë ligjore për ta shfuqizuar atë, por vetëm për ta ulur atë me 5% për shkak të mungesës së pranisë së tij në seanca.

Marketing