Veseli fton në takim presidentin, kryeministrin, Ekipin Negociator, opozitën dhe ambasadorët e QUINTIT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar takimin e radhës koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi.
Në këtë takim të ftuar janë Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe Vetëvendosje, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Ky takim do të mbahet nesër me fillim nga ora 10:00, njofton Klan Kosova.

Marketing

Ndryshe, sot kryeparlamentari Kadri Veseli kishte ftuar një takim të ngjashëm.
Të ftuar ishin Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Ekipi Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja e bojkotuan këtë takim në të cilin të gjithë u deklaruan se nuk do të bisedohet për territore.