Të gjithë emrat, kush ikën dhe emrat e rinj të qeverisë së Edi Ramës, Erjon Braçe zv.kryeministër

Edi Rama bën ndryshime drastike në qeverinë e tij.
Ai shkarkon nga detyra të gjithë ministrat që ishin në detyrë që prej marrjes së qeverisë, 5 vite më parë.

Marketing

Ajo që nuk pritej ishte emërimi i Erjon Braçes si zëvendëskryeministri i ri i qeverisë Rama 2.

Kështu në vend të Lindita Nikollës, emërohet ish- zëvendësministrja nga Kosova, Besa Shahini.

Në vend të Arbën Ahmetajt si ministër i Ekonomisë dhe Financave vjen Anila Denaj.

E cila ka qenë drejtor i përgjithshëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Nga ministria e Jashtme dhe Evropës largohet Ditmir Bushati dhe në vendin e tij vjen zv. ministri Genti Caka.

Më herët, Cakaj ka qenë këshilltar i Kryeministrit Rama

Nga Energjia dhe Infrastruktura largohet Damian Gjiknuri dhe në vendin e tij vjen Belinda Balluku.

Largohet edhe Niko Peleshi si ministër i Bujqësisë dhe vjen Blendi çuçi.

Mirela Kumbaro largohet nga Kultura duke i lënë vendin Eva Margaritit.

Largohen edhe Sonila Qato për t’i lënë vendin Eduard Shalsit.

Rama ktheu një ministri të mbyllur pak kohë më parë si ajo Marrëdhënieve me parlamentin, duke i hapur vend Elisa Spiropalit

Marketing