Maqedoni, hyjnë në fuqi një sërë ligjesh të reja

Nga dita e sotme, 1 janari 2019, disa ligje hyjnë në fuqi. Fillon të aplikohet tatimi progresiv dhe braktiset tatimi i sheshtë. Ligji për Tatimin në të Ardhurat Personale u miratua nga Parlamenti i Maqedonisë një javë më parë. Zgjidhja ligjore përcakton ruajtjen e normës së tatimit prej 10 për qind për të ardhurat e realizuara deri në 90 mijë denarë në muaj. Çdo gjë mbi këtë shumë do të tatohet me 18 për qind. Kjo reformë e tatimit sipas qeverisë është më e drejtë nga ajo e mëparshme, sipas së cilës ata qytetarë që fitojnë më shumë duhet të paguajnë më shumë tatim ndaj shtetit. Opozita dhe një pjesë e publikut të ekspertëve nuk pajtohen me këtë zgjidhje ligjore.

Marketing

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike do të fillojë nga një janari. Përveç kompanive të mëdha, tani familjet dhe kompanitë e vogla do të duhet të zgjedhin nga ku do të furnizohen me energji elektrike. Në procedurë është zgjedhja e një Furnizuesi Universal i cili duhet të furnizojë me energji elektrike ata qytetarë që vendosin të qëndrojnë në të vjetrën, domethënë ata që nuk do të dalin në tregun e lirë. Deri në zgjedhjen e Furnizuesit Universal, veprimtarinë do ta kryejë EVN Maqedoni. Për amvisëritë dhe kompanitë që do të vendosin të jenë pjesë e tregut të liberalizuar të energjisë elektrike, deri tani për ta ka rreth 20 furnizues të energjisë elektrike që kanë marrë licencë dhe tani pritet të dalin dhe të japin oferta për familjet, diçka të ngjashme si operatorët e telekomunikacionit.

Risi është ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. Gjegjësisht, nga dy mijë euro të mëparshme, ligji i ri parashikon ndalimin e pagesës së parave për mallra dhe shërbime më të larta se njëmijë euro. Gjashtë muaj më vonë ose nga 1 qershori, qytetarët do të jenë në gjendje të paguajnë me kesh para vetëm për mallra dhe shërbime që nuk i kalojnë 500 euro. Kontrolli i këtij ligji për kompanitë por edhe për personat fizik do të kryhet nga DAP-i.

Pavarësisht njoftimeve dhe kërkesave për të shtyrë ligjin për tregti në tregun e gjelbër, edhe ia do të fillojë të aplikohet nga 1 janari. Kjo do të thotë që pensionistët nuk do të lejohen të shesin në treg. Sipas ligjit të ri, vetëm personat e papunësuar do të mund të marrin tezga me qira, dhe që janë regjistruar në Regjistrin e Odës ekonomike, persona fizikë të regjistruar si shitës me pakicë në tregjet e gjelbra, dhe që mund punojnë persona që janë marrëdhënie të rregullt pune, por që merren edhe me veprimtari bujqësore . Tregtarët gjithashtu do të duhet të nxjerrin licencë vjetore për çdo tezgë. Për një tezgë, licenca kushton 60 euro, për çdo tjetër shtesë 40 euro. Nga nesër, tregtarët duhet të ndajnë nga dy mijë denarë në muaj për sigurimin pensional.