Shumë ditë më parë kanë filluar përgatitjet për pritjen e presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi.
Por siç raportojnë mediat serbe, këtyre përgatitjeve tashmë u ka ardhur fundi.
Përpos sigurisë së madhe e cila do të bëhet nga rusët dhe serbët nesër, edhe shumë rrugë do të mbyllen dhe ndryshime të shumta do të ketë në linjat e transportit publik.
Në 11 rrugë komunikacioni do të thuajse i bllokuar prej orës 14 deri në ora 21.
Përpos kësaj, pritet që mbyllje të rrugëve të ketë edhe në mënyrë të rastësishme.
Duhet përkujtuar që vizita e Putin-it në Beograd ishte paralajmëruar shumë më parë. Por edhe pse programi i vizitës nuk është bërë publik, nga njoftime të ndryshme është theksuar se në këtë takim do të nënshkruhen më shumë se 20 marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme, ku do të diskutohet për realizimin e projekteve të dy vendeve në fushën e energjisë, infrastrukturës dhe inovacionit.
Për sigurinë e tij do të përkujdesen mbi 7 mijë policë serb, 250 forca speciale ruse dhe sigurimi personal i Putin-it, pa munguar edhe Ushtria e Serbisë.