Skuadra angleze, Liverpooli nuk ka plane për të ri-nënshkruar me yllin brazilian, Philippe Coutinho.
Ylli brazilian u transferua para një viti nga Liverpooli te Barcelona për një shifër prej 142 milionë eurosh.
Megjithatë, Coutinho ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij te Barcelona dhe po flitet për një largim nga gjiganti katalunas.
Lexo po ashtu:
Ai filloi me shkëlqim në Camp Nou, por kohëve të fundit ka rënë poshtë në urdhrat e trajnerit Ernesto Valverde.
Coutinho ishte kthyer në idhull te Liverpool pas paraqitjeve brilante (Foto: Getty Images)
Kështu, shumë skuadra janë lidhur me një transferim të Coutinhos, ku më e përfolura është Manchester Unitedi.
Disa mediumeve e lidhën edhe Liverpoolin me një rikthim të Coutinhos, por The Mirror raporton që Reds nuk janë të etur për ta kthyer 26-vjeçarin.
Reds thuhet se do të përpiqen për të gjetur një mesfushor të ri të talentuar në verë, por që ka më shumë tipare mbrojtëse.
Edhe Coutinho është i vendosur të vazhdojë me Barcelonës për pjesën tjetër të sezonit dhe të vendosë të ardhmen e tij në verë.