“SHPËRBËRJA” E KUVENDIT: Zeqiri ironizon me Mickoskin

Mickoski as vet nuk është i sigurt se sa deputetë të partisë së tij do të votonin për shpërbërjen e Parlamentit ka thënë deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, transmeton MEDIAL.mk.

Marketing

“E para, vetë Mickoski nuk është i vetëdijshëm, as edhe i sigurt se sa prej deputetëve të partisë së tij do të votonin për shpërbërjen e Parlamentit. Ai është i vetëdijshëm se Qeveria po i reket ekonomisë dhe për ne më me rëndësi janë interesat e qytetarëve dhe jo interesat antiperëndimore të Mickoskit.

LSDM është parti e cila solli sukses historik dhe do të korë fitore të madhe në zgjedhjet presidenciale apo parlamentare kurdo që të mbahen ato”, ka thënë për DW, Zeqiri.

Ndërkohë në VMRO-DPMNE nuk ka përgjigje nëse hidhet poshtë kërkesa për zgjedhje.