Vuçiq viziton Shqipërinë në mars

Situata në rajonin e Ballkanit dhe marrëdhëniet mes vendeve do të jenë temë e diskutimeve në Samitin që do të zhvillohet në Tiranë në fillim të muajit mars.

Marketing

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar pjesëmarrjen në një takim të zhvilluar me homologun e tij slloven. Gjatë diskutimeve presidenti Vuçiq ka theksuar se për rishikimin e territorit me Kosovën duhet të dëgjohen dhe interesat e shqiptarëve, ndërsa Pahor ka vënë theksin te impakti që do të krijojë në rajon.

Diskutimet mes Serbisë dhe Kosovës pritet të jenë temë e diskutimeve edhe në Tiranë në Samitin e Brdo-Briunit, në datat 7 dhe 8 mars.

Në konferencën e përbashkët për mediat të Presidentit slloven dhe atij të Serbisë, ky i fundit tha se samiti do të jetë një takim i rëndësishëm për të gjithë rajonin.

Duke u ndalur te korrigjimi i kufijve, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, u shpreh se çdo vendim në këtë kontekst nuk duhet të sjellë probleme në rajon.
“Ky është një proces që në radhë të parë duhet të jetë tolerant, i besueshëm dhe me zgjidhje paqësore e të mos sjellë probleme të tjera në rajon. Unë nuk do ta hedhja këtë si një zgjidhje, por do të isha shumë, shumë i kujdesshëm”, tha Pahor.

Ndërkohë, presidenti Vuçiq tha se duke parë situatën aktuale, për zgjidhjen e problemeve me Kosovën duhet të dëgjohen edhe interesat e shqiptarëve.

“E di se askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë fjali, por është thelbësore që të shohim edhe interesat e tjetrit dhe të bëjmë përpjekje të arrijmë kompromis”, tha Vuçiq, shkruan lapsi.al.
Vuçiq foli gjithashtu për protestat kundër autoriteteve, duke thënë se kur do të shkojnë në votime të gjitha ato parti politike që marrin pjesë në këto organizime nuk do të jenë në gjendje të fitojnë.