Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka siguruar kualifikimet për Kupën e Botës.
‘Dardanët’ kanë shënuar edhe fitoren e dytë në grupin parakualifikues, për t’u rreshtuar te skuadrat që do të luajnë në kualifikimet për Kupën e Botës.
Në ndeshjen vendimtare, Kosova ka mundur 5:3 Kombëtaren e Andorrës.
Kjo ishte fitorja e dytë për Kosovën, që po ashtu kishte mundur edhe Norvegjinë.
Së bashku me Kosovën, grupin ka kaluar edhe Bjellorusia.