Policia e Shqipërisë nuk ka njohuri se incizimet për arratinë e Gruevskit janë fshirë

Drejtori i përgjithshëm i policisë shqiptare Ardi Veliu refuzoi të japë përgjigje për interesimin e gazetarëve shqiptarë në lidhje me deklaratën e prokurorit publik shtetëror të Maqedonisë Lubomir Jovevski se autoritet shqiptare nuk i kishin dorëzuar incizimet nga kamerat për arratinë e ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe se ato janë fshirë.

Marketing

“Megjithëse objekti i konferencës për shtyp nuk ishte ky, ne nuk kemi dijeni në lidhje me këtë pyetje që ju po na bëni”, ka deklaruar Veliu, transmeton televizioni i Tiranës Ora njuz.

Konferenca për shtyp e mbajtur në Tiranë kishte të bënte me aksionin e madh në të cilin ishin arrestuar 32 persona në mesin e të cilëve edhe një nëpunës policor, të cilët ishin marrë me tregti ilegale me njerëz nga Shqipëria drejtë vendeve perëndimore-evropiane dhe SHBA-së.

Pak ditë më parë Prokurori Publik në Maqedoni Jubomir Jovevski sqaroi se regjistrimet nuk janë fshirë qëllimisht, por sistemi shqiptar i mbikëqyrjes i ka hequr në mënyrë automatike regjistrimet e vjetra.

“Nuk janë fshirë qëllimisht nga shërbimet kufitare shqiptare. Ka disa momente në shpjegimin e tyre. Një gjë është se të dhënat janë të shumta në kamerat e sigurisë dhe se sistemi nuk mund t’i ruajë për një kohë të gjatë. Nuk i kanë fshirë, por ato pajisje punojnë në mënyrë automatike”, ka deklaruar Jolevski.

Më 15 nëntor policia shqiptare kumtoi se më 11 nëntor të vitit 2018 në orën 19:11 Gruevski ka dalë nga Shqipëria përmes vendkalimit kufitar Hani i Hotit në drejtim të Malit të Zi, si udhëtar me automobilin me targa CD1013A, pronë e Ambasadës së Hungarisë së Tiranë.

Megjithatë, as atëherë, por as sot nuk ka përgjigje se ku Gruevski e ka kaluar kufirin Maqedoni-Shqipëri, përveç spekulimeve se këtë e ka bërë përmes vendkalimit zyrtar “Blato” në Dibër ose ka kaluar ilegalisht.