Rritet numri i të sëmurëve nga gripi

Gjatë javës së kaluar (nga 4 shkurti e deri më 10 shkurt) në Republikën e Maqedonisë janë regjistruar 2.246 të sëmurë nga gripi, që është rritje për 80 për qind me javën para kësaj ku ishin regjistruar 1.252 të sëmurë nga gripi, theksohet në raport, që në faqen e rij të internetit e publikoi Instituti për Shëndet Publik.

Marketing

Numri i regjistruar i të sëmurëve vitin e kaluar është më i vogël për 24,2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar.

Gjatë javës së kaluar, janë regjistruar dy raste me vdekje të asocuara me grip. Bëhet fjalë për persona të moshës prej pesë dhe 25 vjet nga Shkupi dhe Ohri të cilët kanë qenë të hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve dhe KARIL. tek të vdekurit është konfirmuar prania e komorbiditetit.

Në laboratorin virusulogjik të ISHP janë 67 materiale për testimin e gripit, prej të cilëve 35 (52,2 për qind) pozitive për praninë e virusit të gripit – 28 Influenza A(H1)pdm, dy Influenza A(H3) dhe pesë Influenza А të pambështetura.

Numri më i madh i të sëmurëve (1.351) janë paraqitur në grupmoshën më të madhe prej 15-64 vjet, ndërsa incidencë prej 217,7 në 100.000 banorë është regjistruar te fëmijët të moshës deri në katër vjet. Janë paraqitur persona të smëmurë nga 27 njësi raportuese. Numri më i madh i të sëmurëve janë paraqitur në rajonin në Qendër e Shëndetit Publik Strumicë (427), ndërsa incidencë më e lartë është regjistruar në rajonin e Njësisë rajonale Resnjë (489,2 në 100.000).

Në sezonin 2018/2019 numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi është 6.371.