Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së të hënën do ta vendosin në rend dite çështjen e përdorimit të emrit të ri të vendit. Këshilli i Punëve të Jashtme të BE-së të hënën do të nënvizojë se vendi ka ndryshuar emrin e tij dhe që “nuk është as rasti i parë dhe as i fundit”, kanë thënë për MIA-n burime diplomatike të BE-së.
Pritet që gjatë kësaj mbledhje, përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federika Mogerini, e cila do të udhëheq mbledhjen, ose eurokomesari për zgjerim, Johanes Han të brifoj shkurtimisht ministrat për hyrjen në fuqi të emrit të ri, të dakorduar nga ana e të dy vendeve.
Ndërkohë, Marrëveshja e Prespës dhe zgjidhja e kontestit të emrit një ndër pikat e diskutuara edhe gjatë takimit që sekretari shtetëror i ShBA-së, Majk Pompeo realizoi me Mogerinin. Të dy kanë shprehur kënaqësi për mbylljen e kontestit prej dydekadash mes Shkupit dhe Athinës.