VMRO-DPMNE-ja e zhgënjyer duke mos pasur kurrfarë plani dhe ideje, as koncepti politik filloi t’i keqpërdorë aksidentet dhe tragjeditë.
Kështu akuzoi partia qeveritare LSDM në kumtesën e sotme ku thekson se derisa janë akoma të freskëta skenat e tmerrshme të aksidentit në Llaskarcë, derisa njerëzit akoma rikuperohen nga lëndimet, VMRO-DPMNE-ja e kryesuar nga Hristijan Mickovski përshpejton përmes informacioneve të rreme të manipulojë.
LSDM thekson se Ministria e Punëve të Brendshme në mënyrë kategorike i përgënjeshtron lajmet e rreme të VMRO-DPMNE-së.
“Siç është komunikuar, është kryer kontroll i rregullt ndaj shoqatës auto-moto, ndërsa për mungesat e konstatuara në punën, që kanë të bëjnë me video-xhirimin përkatës të automjeteve, është shqiptuar Ndalesë për kryerje të kontrollit teknik të automjetit. Pasi që është mënjanuar parregullsia persona kompetent të MPB-së kanë konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore dhe mund të vazhdohet me punë”, theksohet në kumtesë. .